E çuditshme, por e vërtetë. 6 nga 10 trajnerët e fundit të Tiranës janë emëruar në… tetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 12:30

E çuditshme, por e vërtetë. 6 nga 10 trajnerët e fundit të Tiranës janë emëruar në… tetor

E çuditshme, por njëkohësisht e vërtetë. Gjashtë nga 10 trajnerët e fundit që kanë drejtuar Tiranën janë emëruar në muajin tetor, ashtu siç është bërë me Ardian Memën. Kështu, prej 2012-ës janë ndryshuar 10 trajnerë, por valsin e tetorit e ka nisur Nevil Dede, i cili u emërua në 2012-ën dhe u shkarkua po në tetor.

halili

Vendin e Dedes e mori Alpin Gallo që qëndroi vetëm një muaj dhe më pas u shkarkua. Ishin tre trajnerë të tjerë, Magani, Egbo e Muça që morën drejtimin e Tiranës dhe që u shkarkuan.

ardian mema

Tetorin e 2015-ës erdhi Ivan Gvozdenoviç, që më pas skuadrën ia dorëzoi Ilir Dajës, edhe ai i emëruar në tetor 2015 dhe shkarkuar në tetor 2016. Ishte Josa që drejtoi ekipin deri në qershor. Më pas, ekipin e mori Ze Maria që për fat të keq u dorëzua po në tetor, kohë në të cilën te Tirana drejtimin e mori Ardian Mema, trajneri i ri i bardhebluve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"