E ÇUDITSHME/ Luajti vetëm 60 sekonda me PSG-në, futbollisti merr medaljen e kampionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 20:22

E ÇUDITSHME/ Luajti vetëm 60 sekonda me PSG-në, futbollisti merr medaljen e kampionit

Futbollisti i PSG-së Hese Rodrigez ka fituar së fundmi titullin kampion të Francës në mënyrë më të çuditshme të mundshme.

hese rodrigez

Ish-futbollisti i Real Madridit megjithëse u aktivizua vetëm për 60 sekonda këtë sezon me skuadrën pariziene gjatë gushtit, mundi të marrë medaljen e kampionit të Francës pas mbylljes së këtij sezoni nga Liga Franceze e Futbollit për shkak të koronavirusit.

Ngjan e pabesueshme, por është e vërtetë teksa 27-vjeçari është huazuar te Sporting Lisbona, por pavarësisht se nuk ka luajtur fare me ta PSG-në, e cila duke qenë pronare e kartonit të tij, i jep të drejtën ta konsiderojë Rodrigezin si futbollistin e saj.

Ai u largua nga Reali në vitin 2016, por gjatë 4 viteve te PSG-ja  Hese ka dështuar të jetë lojtar i rëndësishëm për skuadrën si pasojë dhe e numrit të madh të yjeve te kampionët e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"