E çojnë në “gijotinë”, Muriqi u kthehet kritikëve me diplomaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 15:37

E çojnë në “gijotinë”, Muriqi u kthehet kritikëve me diplomaci

Vedat Muriqi u është kundërpërgjigjur kritikëve të cilët e akuzuan se u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq në takimin kundër Gazientepes për të patur mundësinë të luante javën e ardhshme në kampionat kundër Bashakshehirit duke braktisur kështu sfidën e Kupës së Turqisë kundër Kaizersporit në mesjavë.

Muriqi
25-vjeçari u shpreh se nëse do të dëshironte “të merrte karton të kuq”, atëherë ai do të hiqte fanelën pasi shënoi golin e dytë për Fenerbahçen, gjest për të cilin do të ndëshkohej kartonin e dytë të verdhë dhe pastaj me karton të kuq. Bomberi i Kosovës thekson se ka gjithmonë kritikë dhe persona që duan të prishin imazhin e Fenerbahçes.

“I kam parë reagimet, por s’dua të flas shumë. Nëse do të doja të ndëshkohesha me kartonin e dytë të verdhë, unë do ta hiqja fanellën pas golit. Të gjithë e dinë që ka njerëz që po përpiqen ta ‘shkatërrojnë’ ekipin tonë”, përfundoi Muriqi, i cili i dha fitoren Fenerbahçes duke asistuar golin e parë dhe duke shënuar të dytin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"