E cilëson shumë të shtrenjtë, PSG tërhiqet nga gara për yllin e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 18:51

E cilëson shumë të shtrenjtë, PSG tërhiqet nga gara për yllin e Napolit

PSG raportohet se është tërhequr nga gara për mbrojtësin e Napolit Kulibali, pasi çmimi i tij mbeti 100 milion euro. Sipas “Le Parisien” kampionët e Francës e cilësojnë si shumë të shtrenjtë për zëvendësuesin e Tiago Silvas.

Kulibali5556

Ky vendim i PSG vjen pasi drejtori sportiv i Napolit Kristiano Gintoli paralajmëroi se për shkak të krizës nga Covid-19 do të ketë ulje të çmimit të disa lojtarëve por jo të Kulibalisë.  Mbrojtësi afrikan është gjithashtu i lidhur me shumë skuadra të tjera si: Mançester Junajtid, Njukastëll, Everton apo Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"