VIDEO/ “E bukur kjo kravata bojëqielli”, Alegri bën ironi therëse me avokatin e njohur pas duelit me Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 21:52

VIDEO/ “E bukur kjo kravata bojëqielli”, Alegri bën ironi therëse me avokatin e njohur pas duelit me Atalantën

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri nuk i ka kursyer ironitë therrëse pas ndeshjes me Atalantën, teksa u pyet në lidhje me deklaratën e dhënë nga avokati Matia Grasani, për penalitetin e bardhezinjve. Ky i  fundit ishte i ftuar në studion e DAZN, për të folur për çështjen e dënimit.  Grasani është i njohur në fakt si avokati i Napolit, ndaj edhe Alegri nuk i kurseu ironitë.

Grassani-1024x512 (1)

“Avokati? Ai është shumë i aftë…mbi të gjitha komplimente avokatit për kravatën që është e mrekullueshme. Ajo bluja e çelur atje, vërtet….”. E pastaj Allegri e përsëriti: “E komplimentova avokatin për kravatën e bukur. Të kaltër…”.

“Kam pasur fatin që kam lindur në Livorno. Në ironinë tonë themi edhe të vërtetën dhe për fat të mirë dikush nuk e kupton, sepse me të drejtë… edhe ne zbavitemi. Vetëm ne mund të shpiknim gjëra si Modigliani fals dhe të tallim gjithë botën… Avokati mbante një kravatë të bukur gjithsesi… bojëqielli”, deklaroi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"