E bujshme/ Zidanit nuk i fshihen hijet e largimit nga Reali, klubi spanjoll vëzhgon trajnerin e klubit të madh të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 17:49

E bujshme/ Zidanit nuk i fshihen hijet e largimit nga Reali, klubi spanjoll vëzhgon trajnerin e klubit të madh të Serisë A

Trajneri i Romës Paulo Fonseka është nën shënjestrën e Real Madridit dhe Benfikës. Tekniku portugez po bën një punë të mirë këtë periudhë me verdhekuqtë teksa e ka vendosur përkohësisht skuadrën italiane në vendin e katërt në kampionat si dhe është një hap larg kalimit në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.
fonseka
Gjithçka mbetet e mundshme pasi drejtuesit e Romës do të presin rezultatet përfundimtare në fund të sezonit për të vendosur nëse do të rinovojnë apo do të ndërpresin bashkëpunimin me Fonsekën. Lajmi raportohet nga “Corriere dello Sport”.

E ardhmja e Zinedin Zidanit në pankinën madrilene mbetet akoma e zbehtë pasi skuadra është luhatur shumë në rezultate gjatë këtij sezoni. Por, vera e 2021-shit do të konfirmojë të ardhmen si të francezit, ashtu dhe të teknikut Fonseka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"