E BUJSHME/ Zidan drejt shkarkimit, Perez gati t’i besojë stolin e Realit një tjetër legjende të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:58

E BUJSHME/ Zidan drejt shkarkimit, Perez gati t’i besojë stolin e Realit një tjetër legjende të klubit

Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Kadiz dhe në Champions ndaj Shahtjorit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridit. Pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes për tu përballur me lojtarët, diçka që nuk ndodh shpesh te klubi madrilen.

zidane-madrid-plano

Kjo tregon edhe njëherë se situata te Reali nuk është aspak e qetë. Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zinedin Zidanit nga drejtimi i skuadrës. Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Myshengladbah në Ligën e Kampioneve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.

RAUL

Në rast se edhe në dy ndeshjet e ardhshme nuk arrihen rezultate pozitive, atëherë mundësitë që Zidan të shkarkohet janë të mëdha. Madje thuhet se Perez e ka gati edhe zëvendësuesin. Një tjetër legjendë e klubit si Raul Gonzalez do të ishte zëvendësuesi i Zidanit, në rast shkarkimi të këtij të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"