E BUJSHME/ Zbulohet prapaskena, sulmuesi i Interit ishte pranë transferimit te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2021 | 14:32

E BUJSHME/ Zbulohet prapaskena, sulmuesi i Interit ishte pranë transferimit te Milani

Edin Xheko dhe Milan një tratativë që mund të konkretizohej në vitin 2009, por nuk u bë realitet edhe pse vullneti i Adriano Galianit ishte shumë i madh asokohe.

XHEKO 1

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Galiani në atë kohë i kishte shkruar një letër sulmuesit boshnjak se do të bënte gjithçka që ai të vishte fanellën kuqezi.

Gjithçka pothuajse ishte e kryer, sa dhe vetë ish-administratori i deleguar i Milanit udhëtoi për në Sarajevë dhe qëndroi për tre ditë në hotel për firmosjen e kontratës.

Më pas Volfsburgu që në atë kohë kishte fituar dhe Bundesligën gjermane bllokoi këtë operacion merkatoje duke sfumuar gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"