E bujshme/ Vendi i tretë u kap me doping, Erkand Qerimaj merr medalje bronzi në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 15:55

E bujshme/ Vendi i tretë u kap me doping, Erkand Qerimaj merr medalje bronzi në Botëror

Pas çështjes Romela Begaj, e cila bërë bujë në mediat shqiptare dhe jo vetëm, për shkak se rezultoi pozitiv në doping, Shqipëria më në fund ka marrë një lajm të gëzueshëm në peshëngritje. Bëhet fjalë për shkodranin Erkand Qerimaj, i cili u rendit i katërti në Botërorin e Zhvilluar në Amerikë, në stilin e shtytjes deri në peshën 77 kilogram.

Qerimaj

Nëpërmjet një statusti të publikuar në “Facebook”, Qerimaj ka bërë me dije, se konkurenti i tij, Dimitru Kaptaru, ka rezultuar pozitiv në doping pas analizave të bërë. Kujtojmë se Kaptaru u rendit në vendin e tretë, ndërsa tani medalja i shkon peshngritësit shqiptar.

Qerimaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"