E BUJSHME/ Uanda Nara e bën përsëri, modelja argjentinase tradhton Ikardin me… një tjetër futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 17:32

E BUJSHME/ Uanda Nara e bën përsëri, modelja argjentinase tradhton Ikardin me… një tjetër futbollist

Lajmet e një divorci të mundshëm mes sulmuesit të PSG-së, Mauro Ikardi dhe Uanda Narës kanë pushtuar mediat italiane, ku në ditët e sotme janë publikuar disa faktet të reja të bujshme ku thuhet se modelja argjentinase e ka tradhtuar Ikardin me një tjetër futbollist.

uanda ikardi1

Ka qenë gazetari Lukas Bertero, i cili ka dhënë lajmin ekskluziv në emisionin “A la tarde” ku ka pohuar se ka informacione që i kanë pohuar në mënyrë konfidenciale se Uanda ka nisur një tjetër lidhje jashtë martesore me një futbollist të martuar.

“Uanda duket se ka gjetur shpejt një krah ku të ngushëllohet, nëse mendojmë për udhëtimet e saj të shpeshta në Argjentinë për të hapur dyqane ose për të promovuar markat e saj kozmetike.

Disa burime më kanë pohuar se ajo ka nisur një romancë me një tjetër futbollist të martuar”, u shpreh Bertero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"