E BUJSHME/ U largua nga Fiorentina pa filluar sezoni, Gatuzo arrin akordin me klubin e madh të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 23:34

E BUJSHME/ U largua nga Fiorentina pa filluar sezoni, Gatuzo arrin akordin me klubin e madh të Premier Ligës

Pas zyrtarizimit ditën e sotme nga Fiorentina se Ivan Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë më trajner i tyre, tani më ish-tekniku i Milanit dhe Napolit ka arritur akordin me skuadrën e Totenhemit.

Gatuzo

Gatuzo ka fituar konkurrencën me Paulo Fonsekën dhe zyrtarizimi është çështje orësh. 43-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare me pagë prej 2,5 milionë euro.

Tekniku i njohur u largua nga Fiorentina ende pa filluar sezoni për arsye se kishte kërkuar blerjen e dy lojtarëve Noko Gonzales dhe Serxho Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin

PANORAMASPORT.AL

 

.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"