E bujshme, u duk sikur ishin në krizë, por Milan është gati për të marrë Gonzalo Higuain

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 14:21

E bujshme, u duk sikur ishin në krizë, por Milan është gati për të marrë Gonzalo Higuain

Ardhja e Kristiano Ronaldos te Juventusi duket se do të kërkojë një “kurban” për tu larguar. Dhe duket se isakrifikuari do të jetë Gonzalo Higuain. Me Ronaldon në ekip duket se argjentinasi do ta ketë të pamundur që të luajë si titullar kështu që largimi i tij po mendohet seriozisht.

higuainn

Të parët që po e kërkonin lojtarin për ta marrë në ekip ishte Çelsi i Maurisi Sarrit. Por sipas “Sky” duket se në garë për të marrë shërbimet e lojtarit është futur edhe Milan i cili është duke pritur një përgjigje nga KAS nëse d otë luaj apo jo në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"