E BUJSHME/ U dogj me Dokën, Tirana blindon 2 talentet që kanë shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 22:20

E BUJSHME/ U dogj me Dokën, Tirana blindon 2 talentet që kanë shkëlqyer

Jurgen Çelhaka dhe Marsel Ismajlgeci pritet që të firmosin këto ditë rinovimin e kontratës me Tiranën. Burime të rëndësishme pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se dy futbollistët e rinj, të cilët kanë luajtur këtë sezon, sidomos Çelhaka, do të zgjasin kontratat e tyre me klubin. Ndonëse kanë edhe një vit kontratë nga ajo e mëparshmja, dy lojtarët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Lëvizja ka ardhur menjëherë pas largimit të Albi Dokës nga Tirana në drejtim të Kroacisë. Një veprim i bardhebluve që, me sa kuptohet, do të lidhë edhe më shumë lojtarët e së ardhmes.
celhaka
Jurgen Çelhaka

ismajlgeci
Marsel Ismajlgeci

KONTRATA E RE
Me sa është marrë vesh nga burime pranë klubit, kontrata e dy lojtarëve do të jetë trevjeçare. Pra, futbollistët do të jenë të lidhur me klubin Tirana edhe për katër vite të tjera. Dyshja që është seleksionuar nga Ze Maria këtë sezon ka luajtur jo pak, me Çelhakën që tani është titullar i padiskutueshëm në mesfushë, ndërsa Ismajlgeci që në krahun e majtë ka luajtur jo pak takime. Në fakt, të dy lojtarët, të cilët janë edhe pjesë e shpresave në fushë kanë treguar se tani e meritojnë vendin e titullarit. Çelhaka dhe Ismajlgeci pritet që të jenë dy nga lojtarët e rëndësishëm të Tiranës së këtij sezoni që do të nisë në shtator. Ata gjithashtu kanë vënë një gur goxha të madh në rrugëtimin e bardhebluve drejt titullit kampion. Nëse Ismajlgeci është aktivizuar 1000 minuta në 14 ndeshje, duke shënuar një gol në Kupë, Çelhaka nga ana tjetër është nga lojtarët më shumë të aktivizuar këtë sezon. Në shpatulla ka 1800 minuta në 23 takime, goxha për një 19-vjeçar që ka sezonin e parë në
Superiore si titullar. 19-vjeçari Çelhaka, i cili është një titullar fiks te skuadra bardheblu, është nën kontratë me Tiranën dhe
bardheblutë do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. Për lojtarin janë afruar 400 mijë euro, por Tirana në janar e ka refuzuar ofertën, sepse kërkonte edhe 40 për qind të kartonit të lojtarit. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja e kartonit të Çelhakës, sepse lojtari kërkohet edhe nga skuadra të tjera kroate, italiane apo edhe nga Lindja.

tirana talente

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"