E BUJSHME/ Tre klube greke dhe Dinamo Zagrebi pas Ernest Muçit, sulmuesi i Tiranës bëhet lajm jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 0:05

E BUJSHME/ Tre klube greke dhe Dinamo Zagrebi pas Ernest Muçit, sulmuesi i Tiranës bëhet lajm jashtë Shqipërisë

Futbollisti i Tiranës Ernest Muçi ka ngjallur interesin e disa klubeve ballkanike me emër.
ernest muci 1
Media greke “Sport-fm.gr” duke u bazuar te media kroate “tportal.hr” raporton se Olimipiakos, AEK-u i Athinës, Panathinaikos, por dhe kampionët e Kroacisë Dinamo Zagreb po ndjekin prej kohësh sulmuesin 19-vjeçar bardheblu.

Talenti i Tiranës ka realizuar me skuadrën e parë 8 gola në 19 takime (kampionat dhe kupë). Ai arriti kulmin në derbin e fituar 5-1 ndaj Partizanit, ku hyri në fushë si zëvendësues dhe realizoi dopietë.

Tirana po punon ta transferojë jashtë sulmuesin e ri, por është në pritje të një oferte serioze nga klubet e huaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"