E BUJSHME/ Totre drejt “divorcit” me Vorskla Poltavën, gati rikthimi te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 21:21

E BUJSHME/ Totre drejt “divorcit” me Vorskla Poltavën, gati rikthimi te skuadra e…

Ish-kampioni i Tiranës, Enur Totre mund të vijojë karrierën te Shkëndija e Tetovës, në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. “Infosport.mk” bën me dije se kuqezinjtë janë gati të rikthejnë mesfushorin në radhët e veta.

totre

Totre u transferua nga Tirana në Ukrainë te skuadra e Vorskla Poltava, mirëpo mungesa e minutave te kjo skuadër janë arsyeja që duket se po “joshin” Totren të rikthehet sërish në familjen e tij “kuqezi”.

totre

Kujtojmë që 26-vjeçari është prodhim i shkollës së Shkëndijës dhe një ndër lojtarët më të pëlqyer nga publiku tetovar dhe grupi i tifozëve “Ballistët”.  Totre me Shkëndijën e Tetovës numëron plotë 183 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"