E BUJSHME/ Titullari i rëndësishëm i Interit pranon transferimin te Juventusi, mungon vetëm firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 19:46

E BUJSHME/ Titullari i rëndësishëm i Interit pranon transferimin te Juventusi, mungon vetëm firma

E ardhmja e Ivan Perisiç është në dyshim, ku përveç Interit që kërkon ta mbajë sërish për vete, kroati është shumë pranë transferimit te Juventusi.

IVAN PERISIC

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, anësori kroat është një hap larg transferimit me parametra zero te Juventusi në fundin e sezonit.

“Zonja e Vjetër” ka nisur një revolucion të vërtetë me parametra zero ku do të merrnin tre emra “BIG” në merkato si, Pol Pogba nga Mançester Junajtid, Angel Di Maria nga PSG dhe Ivan Perisiç nga Interi.

33-vjeçari kroat ka pranuar ofertën e Juventusit me një kontratë 2-vjeçare dhe me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, por Marota dhe Ausilio në fundin e kampionatit do të provojnë gjithçka që të bindin mbase një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon për Interin.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën zikaltër në Serinë A, Perisiç është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"