E BUJSHME/ Tite largohet mbas Botërorit, Brazili mendon ta zëvendësojë me… Guardiolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 15:30

E BUJSHME/ Tite largohet mbas Botërorit, Brazili mendon ta zëvendësojë me… Guardiolën

Brazili nuk do të drejtohet më nga Tite mbas përfundimit të Botërorit “Katar 2022” dhe “seleçao” po mendon që ta zëvendësojë me një emër të madh të futbollit.

tite - guardiola

Pep Guardiola është i përfoluri që do të tentohet të bindet nga Federata Braziliane e Futbollit, siç bën me dije “Marca”.

Kontrata e spanjollit me Mançester Sitin mbaron në qershor të vitit 2023 dhe ende nuk ka asnjë shenjë rinovimi nga ana e teknikut.

Kontaktet midis “seleçaos” dhe vëllait të Guardiolës, i cili është njëkohësisht dhe agjenti i tij kanë filluar dhe qëllimi i Brazilit është të arrihet një akord 4-vjeçar me katalanasin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"