E BUJSHME/ Telenovela Ikard-Uanda vazhdon, bukuroshja argjentinase konfirmon dhe njëherë ndarjen nga futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 23:42

E BUJSHME/ Telenovela Ikard-Uanda vazhdon, bukuroshja argjentinase konfirmon dhe njëherë ndarjen nga futbollisti

Duket se telenovela midis Mauro Ikardit dhe Uanda Narës nuk ka fund, me çiftin që duket se dhe njëherë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Collage Maker-14-May-2023-05-51-PM-8712

Lajmin e ka konfirmuar vetë bukuroshja argjentinase, e cila gjatë një video live në Instagramin e saj ka thënë: “Po, mund ta konfirmoj, jemi të ndarë”.

Ky lajm ka shtangur të gjithë ndjekësit e saj, teksa reagimi i futbollistit të Gallatasarajit nuk mungoi.

Me qanë të një postimi në rrjetet sociale, Ikardi shkruan: “Telenovela ime turke apo argjentinase”, e shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Ky lajm vjen pak ditë pasi u konfirmua se Mauro Ikardi ishte shkaku i ndarjes së Uanda Narës nga këngëtari L-Gante.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"