E bujshme/ Talenti shqiptar bëhet pjesë e Fenerbahçes: Jam i kënaqur me debutimin, shpresoj që një ditë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2018 | 11:03

E bujshme/ Talenti shqiptar bëhet pjesë e Fenerbahçes: Jam i kënaqur me debutimin, shpresoj që një ditë…

Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, Adonis Shala është duke kaluar një moment mjaft të mirë në karrierën e tij. Ai ka kaluar me sukses provën te gjigandët e Fenebahçes dhe aktualisht është pjesë e ekipit U-21. Shala ishte protagonist në takimin e fundit pasi dha asist në golin e fitores ndaj Rapaiç.

Fenerbace

19-vjeçari ka dhënë një intervistë për “Telegafin” dhe zbulon se stafi teknik e ka përgëzuar për performancën. Ai zbulon se ëndërron që një ditë t’i bashkohet ekipit të parë.

Adonis Shala

“Jam i kënaqur me debutimin tim. Besoj se kam bërë një paraqitje të mirë në fushë. Pas takimit kam marrë lëvdata nga stafi i trajnerëve. Shpresoj, që një ditë do ta vesh edhe fanellën e skuadrës së parë. Për këtë jam duke u angazhuar maksimalisht”, deklaroi ish-futbollisti i Vllaznimit të Gjakovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"