E bujshme, talenti i Vllaznisë drejt skuadrës së njohur italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 11:32

E bujshme, talenti i Vllaznisë drejt skuadrës së njohur italiane

Emanuele Ndoj është një element që po mbahet me kujdes nga Breshia në Itali. Mesfushori i Kombëtares U-21, i ftuar nga Panuçi në testin ndaj Turqisë, është pjesë e skuadrës së Serisë B italiane të futbollit. mirëpo, në këtë ekip pritet që së shpejti të ketë një tjetër element nga Shqipëria. Bëhet fjalë për mbrojtësin Devis Paja.

Paja

Shkodrani 18-vjeçar, shihet si një element me shumë të ardhme, ndaj ai pritet që të bashkohet me ekipin italian, pasi ka kaluar të gjitha provat e mundshme dhe testet për këtë skuadër. Paja ka qenë pjesë e skuadrave të moshave në skuadrën e Vllaznisë, ndërkohë që së fundmi është bërë pjesë e një skuadre private.

Paja Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"