E BUJSHME/ Talentet shqiptare “pushtojnë” Europën, Juventusi interesohet për futbollistin e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2019 | 9:41

E BUJSHME/ Talentet shqiptare “pushtojnë” Europën, Juventusi interesohet për futbollistin e Kombëtares U-19

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.  Juventus po punon për të afruar në skuadër mesfushorin e Kombëtares U-19 .

Bozhanaj

Kleis Bozhanaj ka ngjitur një nga një shkallët në të gjithë ekipet kuqezi të moshave. Me ekipin Primavera të Empolit, ai numëron 22 ndeshje, 3 asiste dhe dy gola.

Bozhanaj2

Talentet vlerësohen shumë në futbollin europian. Gazeta ka mësuar se Empoli është e interesuar për një shifër që kap edhe vlerën e milionave në monedhën euro për kartonin e shqiptarit, ndërkohë që negociatat po vijojnë mes palëve.

Bozhanaj

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"