E bujshme, spanjollët “çojnë” Rexhinaldon e Kukësit në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 18:52

E bujshme, spanjollët “çojnë” Rexhinaldon e Kukësit në Itali

Rexhinaldo është kthyer në njeriun e momentit te skuadra e Mozambikut . Lojtari i Kukësit i dha fitoren skuadrës së tij kombëtare ditën e djeshme në ndeshjen përballë Zambisë duke hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për të t’u kualifikuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

rexhinaldo

Ndërsa ditën e sotme një nga gazetat afrikane e ka hapur faqen e parë me lojtarin e Kukësit dhe kjo është postuar edhe nga vetë lojtari në rrjetet sociale. Por ajo që bie në sy së fundmi është lajmi i spanjolles “AS” që e ngatërron lojtarin e Kukësit me Rexhinaldon e Monzës në Itali.

as reginaldo-faqe-e-pare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"