E BUJSHME/ Sozia e MekGregor burgoset me 3 vite burg, kapet duke trafikuar drogë me emrin e… boksierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2021 | 14:50

E BUJSHME/ Sozia e MekGregor burgoset me 3 vite burg, kapet duke trafikuar drogë me emrin e… boksierit

Një person i ngjashëm me Konor MekGregor që merrej me drogë duke përdorur karta me emrin e irlandezit është burgosur për tre vjet.

kap-1-600x360

Mark Nie, 34 vjeç, u tha oficerëve se emri i tij ishte “Konor” ndërkohë në automjetin e tij u gjetën karta biznesi me emrin “MekGregor Enterprise”.

McGregor-business-cards-irish-post

Pas arrestimit të tij, policia zbuloi një sasi të madhe të acidit borik, i cili u gjet afër shtratit të tij.

Një analizë e mëtejshme e telefonave të Nie zbuloi gjithashtu prova të mëtejshme të mesazheve me qindra tekste që detajonin veprimtarinë e tij të tregtimit të drogës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"