E bujshme, Sokol Cikalleshi mbetet pjesë e Superligës. Ja klubi i ri turk ku është transferuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 23:08

E bujshme, Sokol Cikalleshi mbetet pjesë e Superligës. Ja klubi i ri turk ku është transferuar

Një transferim i orëve të fundit vjen nga Turqia. Siç raporton media turke “Ajansspor”, Goztepe ka një marrëveshje me Sokol Cikalleshin, që deri në sezonin e kaluar ishte pjesë e Osmanlisporit.

cikalleshi

Bëhet me dije se klubi i cili sezonin e kaluar u rendit në vendin e gjashtë në Superligën turke, ka gjetur akordin me klubin e Osmanlisporit për sulmuesin shqiptar, ndërkohë që nuk ka një shifër të saktë për shumën që është paguar për Cikalleshin. Një hap përpara ky për Cikalleshin, i cili ra sezonin e kaluar nga kategoria me Osmanlisporin, por që tashmë do vazhdojë të luajë në Superligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"