E BUJSHME/ Skuadra e njohur e Serisë A në sulm për ish-futbollistin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:55

E BUJSHME/ Skuadra e njohur e Serisë A në sulm për ish-futbollistin e Skënderbeut

Lajme fantastike për mbrojtësin e Kosovës, Fidan Aliti. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, që në merkaton e verës iu bashkua skuadrës suedeze të Kalmarit, është në planet e skuadrës italiane të Atalantës.

Tirana-Skenderbeu

Sipas burimeve të medias kosovare “Indeksonline”, agjenti i skuadrës zikaltër, ka qenë i pranishëm në Plzen, në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës, për të ndjekur nga afër Fidan Alitin.

Aliti

Pas paraqitjeve fantastike me klubin suedez dhe Përfaqësuesen e Kosovës, mbrojtësi 26-vjeçar duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar skuadrës së Atalantës ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"