E BUJSHME/ Shkëndija e Ernest Gjokës pranë akordit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2021 | 23:20

E BUJSHME/ Shkëndija e Ernest Gjokës pranë akordit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për klubin shqiptar të Shkëndijës. Raportohet se kuqezinjtë e Ernest Gjokës, janë duke përgatitur një goditje të madhe në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, i cili është pranë akordit me tetovarët.

taulant seferi

Seferi aktualisht është pjesë e kampionëve të Jang Bojsit, në Zvicër, ku aktivizimet kanë qenë shumë të pakta. Nisur nga ky fakt, Shkëndija, i ka bërë një ofertë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, për ta afruar në skuadër. Pengesa e vetme është paga e lartë e 24-vjeçarit, gjithsesi tetovarët i kanë propozuar klubit të Jang Bojs që ta paguajnë përgjysmë sulmuesin.

Seferi është nën kontratë me zviceranët deri më 30 qershor të vitit 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"