E BUJSHME/ Sezonin e shkuar ishte pjesë e Dinamos, sulmuesi 21-vjeçar transferohet te skuadra e Serisë B: Ju tregoj eksperiencën në Shqipëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:29

E BUJSHME/ Sezonin e shkuar ishte pjesë e Dinamos, sulmuesi 21-vjeçar transferohet te skuadra e Serisë B: Ju tregoj eksperiencën në Shqipëri…

Ish-sulmuesi i Dinamos, sezonin e kaluar, Mateo Ortolani, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa së fundmi është transferuar te skuadra e Ternanës që militon në Serinë B, italiane dhe krejtohet nga Kristiano Lukareli. Në një rrëfim për “90min.com”, futbollisti 21-vjeçar, ndër të tjera, foli edhe për aventurën në Shqipëri, të cilën e vlerësoi me nota pozitive:

Ortolani

“Pas disa vitesh jashtë vendit, është gjithmonë mirë të kthehesh në shtëpi, teksa të veshësh fanellën e Ternanës, është gjithmonë edhe më bukur. Kishte disa faktorë që më shtynë të pranoja transferimin te Dinamo. Unë jam një djalë që më pëlqejnë sfidat, teksa eksperienca në Shqipëri ishte e bukur. Kultura të ndryshme si nga pikëpamja njerëzore, por mbi të gjitha nga pikëpamja e futbollit. Një eksperiencë shumë e rëndësishme, ka pasur shumë kujtime, që nuk do t’i harroj, veçanërisht ato të fitimit të kampionatit.

Që fëmijë kam ëndërruar që të luaj me ekipin e parë të Ternanës. Unë jam gati të jap gjithçka në fushë. Jam i uritur dhe kam dëshirë të arrij sa më lartë. Është vërtet një ndër që do të punoj me një trajner të këtij kalibri si Lukareli. Përpara meje ka lojtarë të kalibrit si Donaruma dhe Petinari, nga të cilët mund të mësoj shumë. Do të përpiqem të jap 200% në fushë siç kam bërë gjithmonë.

Ortolani2

Unë kam parë gjithmonë videot e Inzagit, i cili ishte gjithmonë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Në fund gjëja më e rëndësishme është të shënosh. Unë jam frymëzuar nga mentaliteti i tij, që gjithmonë të përpiqem të shënoj gola për të mirën e ekipit. Ndërsa Toti për mua është një idhull. Për sa i përket sulmuesit më të fortë në botë për momentin, ai është Levandovski”, u shpreh Ortolani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"