E bujshme/ Ronaldo “tradhton” Junajtid, agjenti i portugezit takohet me rivalët e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 21:13

E bujshme/ Ronaldo “tradhton” Junajtid, agjenti i portugezit takohet me rivalët e Premier Ligës

E ardhmja e Kristiano Ronaldos dhe qëndrimi i tij te Mançester Junajtid për sezonin e ardhshëm mbeten ende në pikëpyetje. Të shumta kanë qenë aludimet për një transferim të mundshëm në një klub tjetër, ku në orët e fundit ka dalë në pah edhe një rivale e Junajtid në Premier Ligë që është Çelsi.

ronaldo

Sipas raportimeve nga “Athletic”, presidenti i “Bluve”, Tod Bohli është takuar me agjentin e yllit portugez, Zhorzh Mendes për të diskutuar lidhur me një transferim të tij të mundshëm në Londër, ku ka qenë i gatshëm t’i ofrojë 37-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare me një pagë më të lartë se ajo aktualja..

Largimi i Romelu Lukakut që është në pritje të zyrtarizimit ka detyruar Çelsin të shikojë opsionet për të kompletuar sulmin, ku një ofertë joshëse mund ta bëjë Ronaldon të mendojë këtë “tradhti” ndaj Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"