E BUJSHME/ Rivalë te Gjermania, Ter Shtegen rrezikon t’i marrë vendin Nojerit te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 22:11

E BUJSHME/ Rivalë te Gjermania, Ter Shtegen rrezikon t’i marrë vendin Nojerit te Bajerni

Shtyrja e rinovimit të kontratës së portierit të Barcelonës Mark-Andre Ter Shtegen mund të ketë zgjuar Bajernin.

manuel-neuer-junto-a-ter-stegen
Sipas mediave të huaja, drejtuesit e klubit bavarez duan të gjejnë pasues të denjë të kampionit të botës dhe duke parë moshën e kapitenit të Gjermanisë (33) dhe Ter Shtegenit (27), ky i fundit konsiderohet si portieri i duhur për të mbrojtur portën e klubit më të suksesshëm gjerman.

Ter Shtegen ka kërkuar të paguhet shumë më tepër se ç’po merr aktualisht dhe kjo i ka stepur drejtuesit e Barcelonës, të cilët për shkak të gjendjes kritike të krijuar nga koronavirusi, e kanë spostuar këtë çështje në planin e dytë.

Ter Shtegen dhe Nojer njihen si rivalë edhe te kombëtarja gjermane pasi gardiani i Barcelonës ka arritur t’i zërë vendin bashkëkombasit të tij dhe synon të jetë së shpejti titullar i padiskutueshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"