E BUJSHME/ Reali në “luftë” me Barcelonën për Marash Kumbullën, Guardiola i thur elozhe shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:19


E BUJSHME/ Reali në “luftë” me Barcelonën për Marash Kumbullën, Guardiola i thur elozhe shqiptarit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjollë. Bëhet fjalë për një interesim të 2 klubeve më prestigjioze në botë, Reali dhe Barcelona, për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili i surprizoi të gjithë me paraqitjen e tij në Serinë A  te skuadra e Veronës.

marash-kumbulla

Madrilenët e shikojnë Kumbullën si pasardhësin e Serxhio Ramos, teksa janë gati të shpenzojnë 20 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit 19-vjeçar. Së fundmi në garë është futur edhe Barcelona, ndërkohë që shqiptari vëzhgohet edhe nga klube të tjera prestigjioze si Mançester Siti, Juventus, Inter, Dortmund, Napoli, etj. Pritet një “luftë” tepër e ashpër ne merkato.

“Shpërthimi i tij në futbollin italian ka qenë meteorik, deri në pikën ku një sezon i vetëm mund t’i shërbejë për t’u blerë nga më të mëdhenjtë.

Guardiola ka pranuar shpesh se i duket një mbrojtës i shkëlqyer, edhe pse në javët e fundit e ardhmja e lojtarit shqiptar është shumë më pranë Madridit se sa Mançesterit, për një operacion që do të kushtonte rreth 20 milionë euro”, shkruan “Don Balon” në artikullin që i kushtohet pikërisht transferimit të mundshëm të Kumbullës.

ARTIKULLI I MEDIAS SPANJOLLE “DON BALON”: 

Kumbulla

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com