E bujshme/ Reali gati për blerjen e radhës, 120 milionë euro për “yllin” e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 13:52

E bujshme/ Reali gati për blerjen e radhës, 120 milionë euro për “yllin” e Bundesligës

Reali i Madridit ka ringjallur interesin për talentin anglez të Dortmundit, Xhejdën Sanço. Gjigantët spanjollë, të cilët e kanë kërkuar ish-sulmuesin e Mançester Sitit që në kohën kur ai luante në “Etihad”, kanë nisur punën sipas “Daily Mail” për të bërë një lëvizje në merkaton e ardhshme të verës.

Sanco

19-vjeçari po kalon një moment të artë te skuadra e Borusias, që kur u transferua në Bundesligë në vitin 2017. Dhe gjermanët duken të dorëzuar dhe do të pranonin një ofertë prej 120 milionë eurosh.

“Daily Mail” këmbëngul se drejtuesit e Dortmundit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sanço është një futbollist që po kërkohej të rikthehej në Premier Ligë nga rivalët e Sitit, Mançester Junajtid. Për shërbimet e tij interesohen edhe kampionët e Francës, PSG-ja. Dortmundi e ka vendosur çmimin: nuk pranon oferta nën 120 milionë euro dhe tani ankandi mund të quhet i nisur…

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"