E BUJSHME/ Real Madrid “çmendet” pas Kilian Mbapes, pritet të bëjnë ofertën faraonike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 18:30

E BUJSHME/ Real Madrid “çmendet” pas Kilian Mbapes, pritet të bëjnë ofertën faraonike

Real Madrid gjithmonë e ka simpatizuar dhe e ka dëshiruar për vete sulmuesin francez të PSG-së, Kilian Mbape.

mbape

Sipas asaj që shkruan prestigjiozja britanike “Daily Mail”, madrilenët janë gati të bëjnë ofertën e çmendur për yllin francez.

“Los Blancos”, pritet të derdhin në arkat e klubit parizien, 200 milionë euro.

Një shifër faraonike sidomos në këto kohë ku kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi ka prekur edhe skuadrat e mëdha në kontinentin e vjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"