E BUJSHME/ Projektohet krijimi i Super Ligës Ballkanike, do jenë 3 skuadra nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2021 | 23:53

E BUJSHME/ Projektohet krijimi i Super Ligës Ballkanike, do jenë 3 skuadra nga Kategoria Superiore

Pasi dështoi Super Liga Europiane, e cila u shkatërrua ende pa filluar mirë, tashmë ka nisur të përflitet për krijimin e një tjetër kompeticioni, me të njëjtën formulë.

ballkan-super-league

Këtë herë bëhet fjalë për Super Ligën Ballkanike. “Gazeta Olle” raporton se po mendohet krijimi i këtij kompeticioni, ku do të marrin pjesë 32 skuadra, të gjitha nga Ballkani, të cilat do të ndahen në dy divizione. Sipas medias kosovare, në Kroaci po mendojnë për krijimin e kësaj lige, ku do të merrnin pjesë 3 skuadra.

Bëhet fjalë për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Ndeshjet janë menduar të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien në të dytin, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten më lart.

12

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"