E BUJSHME! Probleme me pagesat në Kosovë, Sabien Lilaj drejt largimit nga Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2021 | 23:46

E BUJSHME! Probleme me pagesat në Kosovë, Sabien Lilaj drejt largimit nga Prishtina

Sabien Lilaj është shumë pranë lamtumirës nga kampionët e Kosovës. Mesfushori duket se po përballet me probleme në klubin e Prishtinës dhe ka kërkuar largimin, për shkak të detyrimeve financiare që kryeqytetasit kanë ndaj tij.

lilaj

Vetë futbollisti ka shpjeguar se klubi ka detyrime të prapambetura ndaj tij dhe moslikuidimi i tyre, ka bërë që Lilaj të planifikojë largimin, i cili pritet të zyrtarizohet nesër, duke i u shtuar emrave si Kristi Vangjeli e Besart Berisha të cilët janë larguar në ditët e kaluara nga bardhekaltrit.

“Për shkak të 4 muajve papaguar i kam kërkuar klubit largimin se nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet. Nuk kam dashur t’i hedh në gjyq dhe t’ia përkeqësojë gjendjen, por ju kam afruar një marrëveshje cila pritet të firmoset nesër”, ishin fjalët e Lilajt për Gazeta Sheshi, duke konfirmuar kështu se është shumë pranë divorcit me bardhekaltrit.

Tani mbetet të shihet se cili është destinacioni i Lilajt, i cili është përfolur vazhdimisht si përforcim për skuadrat e kryeqytetit në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"