E BUJSHME/ Pret të shkarkojë trajnerin, klubi i Serisë A “piketon” Alegrin për pankinën e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:43

E BUJSHME/ Pret të shkarkojë trajnerin, klubi i Serisë A “piketon” Alegrin për pankinën e saj

Paolo Fonseka është shumë pranë largimit dhe pronarët e Romës, Fridkin kanë një emër në listat e kandidatëve, Masimiliano Alegrin.

Massimiliano-Allegri

Marrëveshja mund të vijë me ish-trajnerin e Juventusit, i cili është mësuar të jetë i përfolur nga klubet më prestigjoze ndërkombëtare, por duhet të bëjë që të niset nga një skuadër që nuk bën pjesë e Champions-it.

Në realitet Alegrit do t’i pëlqente një kalim tek kryeqytetasve. Roma, është dhe qyteti ku jeton edhe partnerja e tij, Ambra Anxhiolini.

E vetmja mënyrë ku Alegri do të refuzonte Romën, do të ishte nëse Juventusi do të shkarkojë Pirlon dhe do të thërriste përsëri në detyrë teknikun livornez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"