E BUJSHME/ Prestigjiozia “Times” zbulon 3 skenarët e UEFA-s për Kupat e Europës, rrezikon Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 0:17

E BUJSHME/ Prestigjiozia “Times” zbulon 3 skenarët e UEFA-s për Kupat e Europës, rrezikon Tirana

UEFA mendon që tani për ndeshjet e Europës, ndonëse asnjë kampionat nuk ka nisur punën, por planet e saj lënë jashtë skuadrat shqiptare me Tiranën në krye. Të gjithë mendojnë për futbollin vendës, ndërsa gazeta londineze “Times”, që ka një besueshmëri të lartë, ka zbuluar skenarët e UEFA-s për ndeshjet e Europës.

headquarters-of-the-UEFA

Skenarë që në rastin më të keq, godasin skuadrat e vogla, sidomos ato shqiptare që rrezikojnë të mos e luajnë Europën e verës. Sipas “Times”, ekipet shqiptare, maqedonase, malazeze dhe shtete që kanë koeficient të ulët mund të mos luajnë fare në Europë. UEFA në këtë moment ka tri variante se si mund të luhet në Champions dhe Europa League.

VARIANTI 1 – UEFA ka vendosur që të luajë vetëm ndeshjet “play off”. Kjo do të thotë se Tirana, Kukësi dhe çdo skuadër tjetër shqiptare nuk kanë mundësi fare që të kalojnë në “play off” apo raundin e katërt të eliminatoreve të Champions League dhe Europa League. Një shenjë e keq, sepse bardheblutë mund të mbeten me gisht në gojë, ashtu si dhe skuadrat e tjera shqiptare.

Muca Tirana

VARIANTI 2 – Ky është opsioni më i përshtatshëm për Shqipërinë dhe Tiranën. Ekipet me koeficient të ulët do të luajnë deri në raundin apo turin e katërt, por skuadrat e vogla nuk do të kenë mundësi të jenë në fushën 180 minuta, por vetëm 90 minuta. Pra, kualifikueset do të luhen vetëm me një takim. Një skemë e tillë vihet në zbatim në Azi dhe ndeshja luhet në skuadrën që ka koeficient më të lartë ose në fushë neutral.

VARIANTI 3 – Opsioni i tretë që është edhe më i rëndi për shtetet e vogla që nuk kanë skuadra me koeficient të lartë është ai mos luajtjes së fare të takimeve. Thjesht do të formohen grupet e Champions League dhe Europa League në bazë të koeficienteve, ku skuadrat tona, me Tiranën në krye, mbeten jashtë kualifikueseve. Që nga fillimi i pandemisë së “COVID-19”, UEFA ka qenë e qartë me mesazhin e saj: t’u jepet përparësi garave kombëtare për të shpëtuar ekonominë e klubeve. Masa e saj e parë ishte shtyrja e Kampionatit Europian për në qershor 2021.

tIRANA

Tjetra ka të bëjë me garat e klubeve në nivel kontinental, për të cilat ende nuk ka të caktuar një datë përfundimtare për vijimin e tyre, megjithëse janë përftuar kalendarët alternativë. Të gjithë hapat janë parashikuar nga UEFA në këtë drejtim, por varet shumë edhe nga qeveritë e secilit prej vendeve të përfshira. Në këta skenarë, objektivi kryesor i UEFA-s është që dy garat e saj, Champions dhe Europa League, do të zhvillohen gjatë muajit gusht. Kampionatet e vendeve europiane duhet të mbyllen brenda korrikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"