E bujshme/ Presidenti i Murcias zbulon trajnerin e ri të Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 15:54

E bujshme/ Presidenti i Murcias zbulon trajnerin e ri të Real Madridit

Jose Maria Gutierrez, i njohur ndryshe “Guti”, pritet të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit. Lajmin e konfirmon presidenti i Real Murcias, Viktor Galvez, i cili zbulon se Guti ishte shumë pranë stolit të Murcias për sezonin e ardhëm, por dorëheqja e Zidanit nga madrilenët ia ka ndryshuar planet.

Presidenti

Sipas presidentit Galvez, Guti do të jetë trajneri i ri i Realit. Ai tha se do të dëshironte që Zidan të lajmëronte dy ditë më vonë largimin, kur 41-vjeçari të kishte firmosur për Murcian.

auto_guti_foto1528378940

“Guti do të jetë trajner i Real Madridit, kështu që ai nuk do të drejtojë Murcian. Do të kisha dashur që Zidane të qëndronte në Madrid edhe për vetëm dy ditë më shumë, kështu që ne do ta kishim kompletuar marrëveshjen me Gutin”, u shpreh presidenti.

4CEAD1FC00000578-0-image-a-95_1528159836248

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"