E BUJSHME/ Presidenti De Laurentis konfirmon “divorcin” me Spaletin: Ju tregoj çfarë më tha 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 23:50

E BUJSHME/ Presidenti De Laurentis konfirmon “divorcin” me Spaletin: Ju tregoj çfarë më tha 

Presidenti i Napolit, De Laurentis, duke ka ka konfirmuar “divorcin” me trajnerin kampion Luçiano Spaleti. I ftuar special sot në studiot e ‘Che Tempo Che Fa’, De Laurentis iu përgjigj pyetjeve të moderatorit Fabio Facios duke deklaruar:  

FvT_aYpWYAE5JPl

“Askush nuk e cilësonte Napolin favorit në fillim të sezonit përveç meje. E gjeta veten në një konferencë shtypi në fillim të qershorit, kishim larguar shumë lojtarë që kishin përfunduar ciklin e tyre te Napoli dhe jo të gjithë kishim të njëjtat idera. Më pyetën se çfarë po mendoja të bëja dhe unë thashë se mendoja se mund të fitoja kampionatin. 

Kishte një shqetësim të përgjithshëm, madje edhe nga ana e Spaletit që nuk e dinte ende se kë kishim blerë. Trajnerët janë të ndarë në ata që duan të bëjnë tregun e transferimeve dhe ata që trajnojnë. Spaleti është dikush që stërvit, ne i kemi dhënë një ekip të jashtëzakonshëm për të trajnuar. 

Spaleti është një njeri i lirë. Kur dikush thotë se ai mendon se ka arritur më të mirën e tij dhe dëshiron të marrë një vit pushim, është e drejtë ta lëmë të lirë. Ai më tha se kishte një kontratë edhe për një vit, por donte të ndalonte. A mund të them jo? Ai më dha shumë dhe e falënderoj. Ai erdhi tek unë dhe tha se ka dhënë gjithçka, se një cikël është mbyllur”, deklaroi De Laurentis.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"