E BUJSHME/ Portieri shqiptar në formë të shkëlqyer, oferta nga Gjermania dhe Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 13:38

E BUJSHME/ Portieri shqiptar në formë të shkëlqyer, oferta nga Gjermania dhe Italia

Portieri i Kombëtares, Gentian Selmani, po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin turk. Pasi u afirmua për katër sezone te Laçi në Superiore, në verën e vitit të kaluar 21-vjeçari firmosi për klubin Menemen Spor në Ligën e Dytë turke. 

gentian selmani kombetare

Paraqitja e tij në këtë pjesë të parë të sezonit ka qenë fantastike, duke luajtur të 17-të ndeshjet e plota si titullar, pa humbur asnjë minutë. Edhe pse ka vetëm pesë muaj në Turqi, portieri i talentuar është përfshirë në zërat e merkatos. Dhe nuk bëhet fjalë për emra dosido, por për interesime konkrete të klubeve nga Gjermania dhe Italia.

Selmani

Këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe trajneri i Menemen Spor, Cenk Laleci, i cili ka sqaruar se pavarësisht ofertave që Selmani ka, do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni. “Klubi ka oferta nga Gjermania dhe Italia për Selmanin. Megjithatë, kemi vendosur që portieri të mos lëvizë”, ka deklaruar trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"