E BUJSHME/ Po kalon një sezon fantastik tek Majorka, Vedat Muriqi nën “radarët” e Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 10:08

E BUJSHME/ Po kalon një sezon fantastik tek Majorka, Vedat Muriqi nën “radarët” e Real Madridit

Sulmuesi kosovar që luan për Majorkën, Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik në La Liga. Ai renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, pas sulmuesit polak të Barcelonës, Robert Levandosvski.

muriqi

Për këtë arsye ai është vënë nën shënjestër nga gjigantët spanjollë, Real Madrid. Gazetari italian Daimiano Er Faina raporton se “los Blancos” janë të interesuar që ta kenë një zëvendësues të denjë për Karim Benzeman, i cili nuk mund të premtojë edhe shumë vite si  udhëheqës i sulmit të “Mbretërve”.

Aktualisht nuk mund të flitet për një afat të afërt të kalimit të futbollistit në “Bernabeu”, por këto zëra mund të konkretizohen shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"