E BUJSHME/ “Përplasen” brirët për stolin e klubit të madh, Sarri dhe Alegri kundërshtarë për të gjetur vend të ri pune

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:14

E BUJSHME/ “Përplasen” brirët për stolin e klubit të madh, Sarri dhe Alegri kundërshtarë për të gjetur vend të ri pune

Stoli i PSG-së është kthyer në arenën e rivalitetit mes Mauricio Sarrit dhe Masimiliano Alegrit.

alegri sarri

Mediat italiane shkruajnë se drejtori sportiv i kampionëve të Francës Leonardo dëshiron që Alegri të marrë frenat e skuadrës së kryeqytetit francez, por nga ana tjetër menaxheri i njohur shumë yjeve të futbollit Fali Ramadani u ka propozuar drejtuesve nga Katari të PSG-së të zgjedhin Mauricio Sarrin për të udhëhequr nga sezoni i ardhshëm PSG-në.

Trajneri Tomas Tuhel pritet të shkarkohet në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve që do të arrijë skuadra franceze. E njëjta situatë është dhe për teknikun e Juventusit, i cili edhe pse ka firmosur 3 vite në kontratë me bardhezinjtë, i ka ditët e numëruara te kampionët e Italisë pasi nuk po arrin as të marrë rezultatet e pritura në kampionat dhe Ligën e Kampioneve, as nuk po inkorporon filozofinë e tij të lojës te “Zonja e Vjetër”.

Ish-trajneri i Juventusit Masimiliano Alegri pranoi përpara disa kohësh se dëshiron të drejtojë një skuadër jo-italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"