E BUJSHME/ Partizani shet Lorenc Trashin, zbulohet klubi ku do të luajë mbrojtësi i majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 22, 2020 | 0:10


E BUJSHME/ Partizani shet Lorenc Trashin, zbulohet klubi ku do të luajë mbrojtësi i majtë

Partizani i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në faqen zyrtare, teksa ka njoftuar se futbollisti Lorenc Trashi, ka arritur marrëveshjen me titull definitiv për transferimin  te skuadra Al Qadsia në kampionatin e Kuvajtit.

Trashi

28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin më të titulluar në futbollin e Kuvajtit. Kujtojmë që Trashi u aktivizua plot 6 vite me fanellën e Partizanit, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re, në një tjetër kontinent.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen.

Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 5 vjeçare. 28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit. FK Partizani dëshiron të falënderoj Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanelën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.

KLUBI

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com