E BUJSHME/ “Panuçi sharlatan”, trajneri i kombëtares çon në gjyq ish-presidentin Nishani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 22:53

E BUJSHME/ “Panuçi sharlatan”, trajneri i kombëtares çon në gjyq ish-presidentin Nishani

Kristian Panuçi, trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, ka paditur ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin, për fyerje dhe cënim të imazhit. Ditët e fundit mësohet se padia është depozituar në gjykatë dhe ka të bëjë me deklaratën që ish-kreu i shtetit kishte bërë pasi Shqipëria u mund me Kosovën 3-0, në fund të majit.

panuci

Në një postim në Facebook, Nishani shkruante se Panuçi është një sharlatan dhe po shkatërron atë që është ndërtuar. “Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar.”, ka qenë ky reagim i Nishanit pas ndeshjes. Këtë nuk e ka kapërdirë dot trajneri i Kombëtares së Shqipërisë dhe i është drejtuar gjykatës.

41124564_303302356892379_7192966117852184576_n

Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654, të cilët vijojnë si më poshtë.

Neni 608: Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.  Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.

Neni 654: Personit që ka paguar detyrimin e një tjetri duke besuar se ishte debitor, në bazë të një lajthitjeje të kryer pa faj, mund t’i kthehet ajo që ka paguar, me kusht që kreditori të mos jetë privuar në mirëbesim prej titullit dhe garancive të kredisë. Kthimi i pagesës duhet të shoqërohet me frytet dhe kamatat, në kushtet e parashikuara në dispozitat

e mësipërme.

00f76d52-d63b-4ac4-8912-8a87df506b7a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"