E BUJSHME/ Pak ditë nga shkarkimi i Shaland, Kosova në bisedime me ish-trajnerin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 20:35

E BUJSHME/ Pak ditë nga shkarkimi i Shaland, Kosova në bisedime me ish-trajnerin e Italisë

Pak ditë nga shkarkimi i Bernard Shaland në pankinën e përfaqësueses së Kosovës, së fundmi “Dardanët” kanë hyrë në bisedime me ish-trajnerin e Italisë, Roberto Donadoni.

DONADONI

Sipas asaj që shkruan “RTV Dukagjini”, Federata e Futbollit të Kosovës është në bisedime me 58-vjeçarin që ka një CV të pasur duke parë që ka trajnuar shumë ekipe të njohura në Serinë A dhe jo vetëm si Napoli, Xhenoa, Bolonja, Parma, Kaljari dhe Livorno.

Së fundmi Donadoni ka qenë pjesë e skuadrës së Shenzhen në Kinë. Që pas shkarkimit të Shaland, te pankina e Kosovës kanë qarkulluar shumë emra teksa sot del në skenë dhe emri i Roberto Donadonit i cili si futbollist ka qenë pjesë edhe e ekipit të Milanit prej shumë vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"