E BUJSHME! Orges Shehi pranë largimit nga Tirana, po mbyll negociatat me klubin e njohur jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 23:57

E BUJSHME! Orges Shehi pranë largimit nga Tirana, po mbyll negociatat me klubin e njohur jashtë Shqipërisë

Orges Shehi është shumë pranë largimit nga Tirana. Lajmi i bujshëm vjen nga Maqedonia, ku raportohet se tekniku i cili shpalli kampion kryeqytetasit në edicionin e kaluar dhe humbi titullin vetëm në javët e fundit në këtë edicion, është shumë pranë firmës me Shkëndijën e Tetovës.

SHEHI

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se Shehi ka qenë në bisedime prej disa ditësh me Shkëndijën, nga drejtimi i të cilës është larguar vetëm pak ditë më parë Qatip Osmani. Ardian Nuhiu dhe Muarem Bajrami ishin raportuar se do të përbënin dyshen drejtuese të Shkëndijës për këtë edicion, por në Maqedonine e Veriut bëjnë të ditur se akordi nuk është arritur.

Shehi ka qenë edhe më parë në negociata me klubin tetovar, që kishet kërkuar të siguronte shërbimet e tij. Por ai vendosi të mos largohej nga Tirana për të mbyllur këtë edicion. Megjithatë, përfundimi me një zhgënjim të madh siç ndodhi në këtë sezon në Superiore, mund ta bindë teknikun e bardhebluve që të ndërrojë pankinë dhe të zhvendoset në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"