E bujshme, Olimpiakosi do sulmuesin shqiptar. Transferimi gati që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 18:20

E bujshme, Olimpiakosi do sulmuesin shqiptar. Transferimi gati që në janar

Firoin Durmishaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e Panioniosit në Greqi. Dhe sigurisht që këto paraqitje të mira do të viheshin re nga një skuadër e madhe siç është Olimpiakosi.

1985455

Sipas medieve greke lojtari shqiptar së bashku me disa shokë të tij të skuadrës janë kthyer në objektivin kryesor të merkatos së skuadrës së Olimpikaosit, me këtë të fundit që kërkon t’i mbyllë këto transferime që në merkaton e Janarit.

ATHENS, GREECE - MARCH 10 : Panionios (96) Fiorin Durmishaj during the Greek Superleague match between Panionios F.C. and Atromitos F.C. at Nea Smyrni Stadium on March 10 ,2018 in Athens, Greece."n( Photo by Sebastian Frej / MB Media )

Këtë sezon Durmishaj ka shënuar 3 gola në kampionat, por megjithatë ka qenë një pikë e rëndësishme referimi për skuadrën e tij. Por përveç shqiptarit, Olimpiakosi kërkon edhe Giorgos Masoura, Srntnan Spirintonovits dhe Abdelage Keita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"