E BUJSHME/ Nuk po bind me bardhezinjtë, mesfushori i Juventusit drejt rikthimit tek skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 9:22

E BUJSHME/ Nuk po bind me bardhezinjtë, mesfushori i Juventusit drejt rikthimit tek skuadra e…

Çuditërisht, Dejan Kulusevski mund të largohet nga Juventusi në orët e e fundit të tregut të transferimeve. Sipas lajmeve të raportuara nga “Corriere dello Sport”, në fakt, Atalanta do të ishte në gjurmët e suedezit të lindur në vitin 2000.

kulusevski

Ai cilësohet nga drejtuesit bergamaskë një përforcim i shkëlqyer për t’u përballur më mirë me kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.

Te Juvja, Kulusevski përpiqet të gjejë pozicionin e duhur nga pikëpamja taktike dhe për këtë arsye bardhezinjtë nuk do t’i thonë jo një oferte të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në këto orë të fundit, por vendimtare do të jetë biseda me trajnerin i cili është i vetmi që mund ta largojë ose mbajë në ekip Kulusevksin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"