E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Paris, Juventusi mendon sërish për Donarumën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:16

E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Paris, Juventusi mendon sërish për Donarumën

Fitoi me Italinë Kampionatin Europian si protagonist, por kalimi i tij tek PSG e sheh më shumë në pankinë sesa në fushën e blertë. Xhanluixhi Donaruma nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin francez edhe pse ka shumë pak muaj që është transferuar.

DONARUMA 2

Juventusi është sërish pas tij, por sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë priten të përgatisin një ofensivë për ish-portierin e Milanit.

Edhe pse ka kërkuar që të ambjentohet më shumë Poçetino konsideron si titullar Kejlor Navas tek PSG-ja.

Shezni po del nga momenti i komplikuar i fillimit të sezonit, por është e qartë se “Zonja e Vjetër” po kërkon një portier të nivelit më të lartë, i cili mund të garantojë një paraqitje konstante për të paktën një dekadë. E kaluara, nga ana tjetër, është atje për ta vërtetuar, Dino Xof mbeti juventin nga 1972 deri në vitin 1983, Bufon gjithashtu për gati 20 vite, duke përjashtuar vitin që kaloi tek PSG dhe dy të fundit si rezervë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"