E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Mançester, Kristiano Ronaldo mund të transferohet te skuadra e madhe europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 14:57


E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Mançester, Kristiano Ronaldo mund të transferohet te skuadra e madhe europiane

Kristiano Ronaldo nuk ndihet i lumtur te Mançester Junajtid dhe emri i tij është folur prej disa ditësh për një largim të mundshëm nga “Djajtë e Kuq”.

ronaldo

Sipas asaj që raporton iberikja “AS”, ylli portugez mund të transferohet mund të transferohet te Bajerni i Mynihut, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Levandovskit, që është pranë kalimit te Barcelona.

Emri i Ronaldos u fol edhe për një rikthim të bujshëm te Juventusi, por e ardhmja e 37-vjeçarit luzitan është ende e paqartë.

Në sezonin që përfundoi, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej me fanellën e Mançesterr Junajtid në Premier Ligë në 30 ndeshje duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL