E BUJSHME/ Një tjetër kompeticion “alla’’ Kupa e Botës, UEFA “i kthen shpinën’’ FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:49

E BUJSHME/ Një tjetër kompeticion “alla’’ Kupa e Botës, UEFA “i kthen shpinën’’ FIFA-s

FIFA është e vendosur që të ndryshojë në mënyrë radikale formatin e Botërorit të Klubeve.

thumb_96656_default_news_size_5

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, drejtuesit e FIFA-s ka çelur tenderin për organizimin e kompeticionit mes klubeve më të fuqishme të planetit duke u bërë thirrjeve investitorëve të futbollit. Ata kanë 11 ditë kohë për të sjellë propozimet e tyre në tavolinën e presidentit të FIFA-s Xhani Infantino.

Sipas parashikimeve, ndryshimet do të nisin nga qershori i vitit 2021, ku kompeticioni do të ketë në total 24 ekipe, 8 nga Europa.

Projekti synon që kompeticioni të zhvillohet çdo 4-vjet dhe të zhvillohet gjatë stinës së verës njësoj si Kupa e Botës, ndërsa gara do të nisë me fazë eliminatore midis ekipeve të Oqeanisë dhe Azisë.

Edicioni i parë pritet të zhvillohet në Kinë.

Por, UEFA e ka kundërshtuar forcërisht këtë iniciatëve të FIFA-s me pretendimin se do të ulet reputacioni i klubeve të saj në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"